Bota

Eksperimenti kinezo-amerikan, majmuni i parë me trurin e njeriut

3 Prill 2019, 14:52 Nga DOSJA
Eksperimenti kinezo-amerikan, majmuni i parë me trurin e njeriut

Shkencëtarët kanë identifikuar disa gene të njeriut që lidhen me madhësinë e trurit të majmunit, MCPH1 është një gen që shihet gjatë zhvillimit të trurit në fetus. Ky gen quhet MCPH1 dhe mund të çojnë në mikrocefali, një çrregullim karakteristik në tru.

Në studimin e publikuar në revistën Kombëtare të Shkencës me bazë në Pekin, hulumtuesit nga Instituti Kunming i Zoologjisë, Akademia Kineze e Shkencave (CAS), Universiteti i Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara dhe institucionet e tjera kërkimore raportuan se ata krijuan me sukses kalimin e këtyre geneve tek majmuni.

Një dallim kyç midis njerëzve dhe majmunëve është se njerëzit kërkojnë një kohë shumë më të gjatë për të formuar neuronet e tyre gjatë zhvillimit, duke zgjatur shumë fëmijërinë, e cila është e ashtuquajtura “neoten”.

Studimi gjithashtu zbuloi se majmunët transgjenik shfaqën kujtesë më të mirë afatshkurtër dhe kohë më të shkurtër reagimi në krahasim me majmunët e egër. Studiuesit thanë se një model i tillë majmuni është praktik dhe në një masë të madhe mund të imitojë statusin specifik të njeriut. Në studimet e ardhshme, primatët jo-humanë transgjenikë kanë potencial të japin njohuri të rëndësishme në pyetjet themelore të asaj që i bën njerëzit unik, raporton CGTN. 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota majmuni me gene njeriu mcph1 truri i njeriut tek njerezit majmuni me gene njeriu mcph1 truri i njeriut tek njerezit

Sondazh

Poll