Bota

Udhëtime dhe telefonata me ministrin shqiptar, zbërthehet telefoni i mafiozit italian, pjesë e “Ndranghetas”

3 Prill 2019, 15:04 Nga DOSJA
Udhëtime dhe telefonata me ministrin shqiptar, zbërthehet telefoni i

ITALI– Televizioni RAI ka publikuar një investigim që ka bërë në lidhje me mafiozin italian Antonino Vadala, i njohur për lidhjet e tij me klanin “Ndrangheta”. Në telefonin e Vadalas janë zbuluar biseda, mesazhe ku flitej për ushëtime me një ministër nga kosova. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i ministrit për të cilin bëhet fjalë.

Sipas investigimit të bërë nga “RAI”, Vadala, i cili është pjesë e mafias kalabreze ka udhëtuar në avionin e një ministri nga Kosova, emrin e të cilit nuk e bën të ditur.

Gazetarja italiane, Maria Grazia Mazzola, e cila ka drejtuar investigimin shkruan se, në lidhje me mafiozin italian, janë të implikuar edhe politikanë të lartë nga Sllovakia përfshirë këtu edhe ish-kryeministrin sllovak Robert Fico.

Madje sipas Mazzola-s, e dashura e Antoninos, Maria Trooskova u punësua në Ministrinë e Brendshme dhe këshilltare të ish-kryeministrit Fico.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota antonino vadala maria grazia mazzola ministri shqiptar ndrangheta pergjimet e mafiozit italian rai tv antonino vadala maria grazia mazzola ministri shqiptar ndrangheta pergjimet e mafiozit italian rai tv

Sondazh

Poll