E mbrojti për paketën anti-shpifje, Rama i rinovon mandatin Harlem Desirit. Kundërshtohet nga vendet e OSBE
28 Qershor 2020, 14:59Nga DOSJA
AUSTRI- Edi Rama në cilësinë e kreut të radhës së OSBE-së, mësohet se ketë marrë një vendim për bashkëpunëtorët e tij. Sipas medias Der Strandard, Rama i ka kërkuar rinovimin edhe për tre vite të tjera mandatin e Harlem Desir, si përfaqësues për Lirinë e Medias.
Më tej në shkrim theksohet se rinovimi i mandatit të Desir është një kthim nderi nga Rama, pasi zyrtari i OSBE mbajti një qëndrim pro Kryeministrit të Shqipërisë për paketën anti-shpifje. Harlem Desir në dhjetor habiti publikun shqiptar e ndërkombëtar kur deklaroi se paketa ligjore antishpifje e propozuar nga qeveria Rama nuk shkel standardet e OSBE e mund të miratohet. Pavarësisht nga ndryshimi i papritur e i pashpjeguar i zotit Desir Komisioni Europian, Parlamenti Europian e Këshilli i Europës mbetën shumë kritikë ndaj paketës ligjore.
Nga ana tjetër Azerbajxhani është kundër zgjatjes së mandatit të ardhshëm të Përfaqësuesit të Mediave të OSBE-së Harlem Désir. Mësohet se pa miratimin e të gjitha 57 vendeve anëtare të OSBE-së, Desir nuk mund të vijojë të qëndrojë në detyrë pavarësisht dëshirës së Ramës.
Paketa antishpifje tashmë ka mbetur pezull pas opinionit të Komisionit të Venecias, i cili gjeti shumë shkelje dhe i bëri thirrje qeverisë dhe Kuvendit të reflektonin. Në opinionin përfundimtar, Venecia bënte me dije paketa cënon lirinë e shprehjes dhe ishte kundër propozimit për ndryshimin e strukturës së AMA-s.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se në Bypass-in e Vlorës ka nisur procesi i asfaltimit. Në një postim në Facebook, teksa ka publikuar dhe dis...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 18 –vjetorin e rikthimit të familjes mbretërore në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se rikthim...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar sot disa dokumente dhe akuzon kreun e Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, se do të nisë bet...
TIRANË- Koha e kufizuar por dhe ngarkesa me detyra të reja të KQZ-së së riformatuar nuk e pamundëson votën e shtetasve shqiptarë për zgjedhjet e 2021. Nënk...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një vizitë të pasardhësit të tij, Edi Rama në Kosovë, pas ditë pas publikimit të aktakuzave për krim...
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së medaljeve për Shefen e Zyrës Rajonale të Sigur...
VLORË– Pakënaqësitë gjithnjë e në rritje të qytetarëve të Vlorës ndaj administratës së bashkisë dhe kryetarit të saj Dritan Leli janë vënë në vëmendj...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ka kryer së fundmi një ndërhyrje në zemër. Përmes ...