Aktualitet

BE-ja nuk hap kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik, pas dy javëve një shans tjetër (Ndryshimi i LISTËS)

29 Qershor 2020, 09:26 Nga DOSJA
BE-ja nuk hap kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik, pas dy

TIRANË– Koronavirusi ka bllokuar Shqipërinë prej më shumë se 3 muajsh e mesa duket kjo situatë të vijojë edhe më gjatë, pasi rregullat për frenimin e pandemisë janë ende të ashpra.

Pas lajmit të ditës së djeshme se Shqipëria nuk është pjesë e listëve së vendeve me të cilat BE-ja hap kufijtë nga 1 korriku, mësohet se një shans tjetër mund të vijë pas dy javësh. 

Kështu të gjithë qytetarët shqiptarë do të duhet të presin të paktën edhe dy javë, për marrjen e një njoftimi nëse do të lejohen të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian apo jo.

Kujtojmë se në listën me 14 shtete të cilat kanë një nivel të ulët infektimi të Covid-19, përveç Shqipërisë nuk përfshihet as Maqedonia e Veriut, Kosova dhe as Bosnjë-Hercegovina, pavarësisht se Komisioni Europian kishte rekomanduar hapjen e kufijve të jashtëm të BE-së me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor nga 11 qershori.

Lista që pritet të miratohet me shumicë të cilësuar nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian ditën e sotme përfshin 14 shtete: Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguai.

Duke qenë se zyrtarët kanë kërkuar disa kritere në mënyrë që shtetet të përfshihen në listën e atyre vendeve me të cilat BE-ja do të hap kufijtë e jashtëm, duket se Shqipëria nuk e ka   përmbushur kriterin kryesor, që të ketë më pak se 16 raste me COVID-19 për 100.000 banorë në dy javët e fundit.

Ndërkohë kjo listë e vendeve për banorët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian, ndryshon çdo dy javë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 09:01

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë me anë të Eugena Tomimit, u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të ruajnë masat kundër COVID-19, pasi vurisi ka të njëjtën f...