Aktualitet

Tritan Kalo thirrje të fortë: Lërini mëritë, vetëm të bashkuar mund ta zhdukim koronavirusin

29 Qershor 2020, 07:04 Nga DOSJA
Tritan Kalo thirrje të fortë: Lërini mëritë, vetëm

TIRANË– Mjeku Tritan Kalo u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të vijojë të respektojnë masat e marra kundër Covid-19.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kalo shkruan se zgjidhja e vetme për të mbajtur larg koronavirusin është që të kujdesemi për higjienën personale dhe të ruajmë distancimin social.

Ndër rreshta, mjeku shton se Sars-Cov2/Covid-19 është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë dhe mërirat e hatërmbejtjet janë të pavlera në këtë kohë.

Statusi i plotë

Kohë Kovidiane…PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI duhet të prevalojnë këto kohë në Shëndetësinë tonë Publike dhe jo vetëm….Si Mantelbardhë DUHET t’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këtë sfidë mbarëbotërore….TEORIZIMET për PROTAGONIZËM por jo për ZGJIDHJE praktike të ardhura këto javë nga burime si të brendëshme po ashtu edhe të jashtëme, sidomos kur ato në harkun kohor të disa javëve kundërshtojnë njëra-tjetrën, NUK U sjedhin ndonjë dobi në përballjen me këtë sfidë, përkundrazi… Sars-Cov2/Covid-19 është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë…. JO me mërira dhe hatërmbetje të pavlera, që disa i sjedhin në vëmëndjen tonë këto kohë, KUR të tëra energjitë tona intelektuale dhe jo vetëm duhen përmbledhur në mirëmenaxhimin e kësaj sfide, që ishte, është dhe ndoshta do mbetet me shumë shqetsime edhe për vende me fuqi ekonomike dhe sisteme shëndetsore më të mirëpajisura e më mirë të financuara se Sistemi ynë Shëndetsor….MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve….BASHKË me siguri NE do ja dalim mbanë….Javë të mbarë miq, kolegë e bashkëatdhetarë!!!

Ndërkohë bilanci i koronavirusit në Shqipëri sa vjen e rëndohet. Një dotë më parë janë konfirmuar 72 persona me Covid-19, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 56 në total, që nga fillimi i pandemisë.

Në spitalin Infektiv vijojnë shtrimet e pacientëve me COVID-19, dhe deri më tani po marrin mjekimin 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 të tjerë janë të intubuar. Përgjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin total të të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tirtan kalo koronavirusi ne shqiperi tirtan kalo

Sondazh

Poll