Aktualitet

Vendosën çadra e shezlongë pa leje, procedohen penalisht tre persona në Durrës

29 Qershor 2020, 07:15 Nga DOSJA
Vendosën çadra e shezlongë pa leje, procedohen penalisht tre

DURRËS– Tre persona janë proceduar penalisht pasi akuzohen se ka zaptuar hapësirën e plazhit publik, duke vendosur çadra dhe shezlongë, pa lejen e autoriteteve përkatëse. 

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se janë proceduar B. M., 29 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Sektor Rinia, Durrës, pasi në vendin e quajtur “Bregu i detit Adriatik”, në fshatin Sektor Rinia, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

I priceduar tjetër është shtetasi Y. K., 53 vjeç, banues në Durrës. 53-vjeçari përpara lokalit në pronësi të tij, në lagjen nr. 13, Plazh, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.

Njoftimi i policisë Durrës
Vijon operacioni kundër zaptimit të pronës publike. Policia e Durrësit, kontrolle të shtuara në zonën bregdetare. Procedohen penalisht 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, konstatuan 3 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

B. M., 29 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Sektor Rinia, Durrës, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se në vendin e quajtur “Bregu i detit Adriatik”, në fshatin Sektor Rinia, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Y. K., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi përpara lokalit në pronësi të tij, në lagjen nr. 13, Plazh, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres procedohen penalisht tre persona durres procedohen penalisht tre persona

Sondazh

Poll