Aktualitet

Zhduket 27-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe, prej 3 muajsh nuk dihet asgjë për fatin e tij, të afërmit: Kush ka info

29 Qershor 2020, 05:35 Nga DOSJA
Zhduket 27-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe, prej 3 muajsh

BRITANI E MADHE- 27-vjeçari R.Boçi është shqiptari, i cili prej 3 muajsh rezulton i zhdukur në Britaninë e Madhe.  Mësohet se i riu nga fashti Trovë i Skraparit jetonte dhe punonte në Birmingham të Britanisë së Madhe, por nuk dispononte leje qëndrimi.

Denoncimin për zhdukjen e tij e kanë bërë të afërmit e të riut, të cilët për JOQ shprehen se nuk dinë asgjë për fatin e tij.  Të afërmit kanë dyshime se ai mund të ndodhet në burg, për shkak të mungesës së dokumenteve. Ata i bëjnë apel kujdo që ka informacion rreth 27-vjeçarit t’i kontaktojë.

Mesazhi i plotë:

Prsh JOQ doja tè beja nje njoftim shum te rendesishem per nje te afermin tim.Ka 3 Muaj qe ka humbur kontaktet me familjen e tij nga Birmingham Londer… nuk dihet asgje per fatin e te riut. Thon se e ka kap Policia dhe ndodhet ne burg po e verteta nuk i dihet,i shkon mendja per me te keqen… Ndaj do ti beja thirrje te gjith shqipetareve qe ndodhen ne ate zon te interesohet dikush per kete djal te ri Te na japi ndonje informaciòn ne faqen tuaj se i kontaktojm vet. Djali quhet R.Boci. Eshte me origjine nga Trova, afer me Malin e Tòmorrit. Ju lutem beni dicka per te ndihmuar familjen me ndonje informacjon sepse jan ber shum merak per te. Jan familje shum e vuajtur. Ai punonte ne te zez si gjith shoke”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zhduket 27-vjeçari shqiptar zhduket shqiptari ne angli zhduket 27-vjeçari shqiptar zhduket shqiptari ne angli

Sondazh

Poll