Aktualitet

Rinisja e transportit ndërqytetas, shoferët e autobusëve: Udhëtojmë bosh, po falimentojmë

28 Qershor 2020, 13:13 Nga DOSJA
Rinisja e transportit ndërqytetas, shoferët e autobusëve:

TIRANE– Pas 3 muajsh i bllokuar, Transporti Publik Ndërqytetas është rihapur që prej 23 qershorit. Pavarësisht kësaj lëvizjet e qytetarëve duken të pakta raporton abcnews.

Drejtuesit e autobusëve shprehen se kanë udhëtuar me fare pak pasagjerë për në drejtim të Tiranës.  Nga një kapacitet me 20 pasagjere, mezi kane gjetur deri ne 4 persona.

Mos hapja e transportit urban qytetas, është një faktor që i penalizon si operatorët e transportit ndërqytetas, po ashtu edhe udhëtarët, ndaj nëse qeveria nuk i mbështet edhe ky i fundit rrezikon të rimbyllet.

Per ‘abcnews’ qytetarët shprehen se gjatë kësaj periudhe që transporti publik ndërqytetas nuk ka funksionuar, e kanë pasur të pamundur të udhëtojnë Problem tjetër në këtë terminal është se shoferët dhe udhëtarët qëndrojnë për orë të tëra në diell.

Qytetaret e Tiranës vijojnë të jenë të penalizuar pasi transporti urban qytetas nuk është funksional dhe ende nuk ka një datë për rinisjen e tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane transporti udhetaret tirane transporti udhetaret

Sondazh

Poll