Sport

Koha për shopping! Klopp kërkon yllin e madh të Serie A, duhen 100 mln euro

28 Qershor 2020, 16:52 Nga DOSJA
Koha për shopping! Klopp kërkon yllin e madh të Serie A, duhen

Mund t’i arrish majat, por është shumë e vështirë ta ruash nivelin më të lartë. Kjo shprehje vlen më shumë se kurrë për Liverpool-in. Klopp ka fituar Champions League dhe Premier League në dy vitet e fundit, por është koha për përforcime.

Sipas Tuttosport, ideja e trajnerit gjerman është mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly. Të Kuqtë janë të gatshëm t’i ofrojnë Dejan Lovren Napolit si pjesë e marrëveshjes për shtatlartin e mbrojtjes..

Napoli kërkon 100 milionë euro për kartonin e Koulibaly. Madje, edhe duke përfshirë Lovrenin në operacion. Ky i fundit ka luajtur vetëm 10 ndeshje me Liverpool-in në këtë sezon të Premier League. Ai ka edhe një vit kontratë në “Anfield”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klopp koulibaly liverpool klopp koulibaly liverpool

Sondazh

Poll