Sport

Ia kanë dhënë “Topin e Artë” lojtarëve më të dobët si Shevcenko”,Chiellini vazhdon të godasë në autobiografinë

28 Qershor 2020, 15:17 Nga DOSJA
Ia kanë dhënë “Topin e Artë” lojtarëve

ITALI-Në autobiografinë e tij “Io, Giorgio”, Chiellini tashmë ka krijuar mjaft diskutime në lidhje me ato çfarë ka thënë për ish-shokët e skuadrës, gjithashtu edhe për kundërshtarët që është përballur. Pas Balotellit dhe Vidal, këtë herë kapiteni i Juventusit bën një krahasim mes Shevchenkos dhe Tottit

“Toti mund ta fitonte ‘Topin e Artë’, përpara se Mesi e Ronaldo të vendosnin diktaktin. Ia kanë dhënë lojtarëve si Owen dhe Shevchenko, lojtarë të mëdhenj, por sigurisht jo më të mëdhenj se Toti”, shkruan Chiellini në librin e tij autobiografik.

Chiellini ka fjalë me shumë respekt për ish-kapitenin e Romës: “Francesco ishte  i jashtëzakonshëm dhe ishte turp të mos e shihtje atë në skuadra të tjera,por nga këndvështrimi romantik ishte e mrekullueshme që ai i kushtoi të gjithë jetën e tij në Romë. Por ata që mendojnë se ishte një zgjedhje e rehatshme nuk kuptuan asgjë: ishte vetëm një zgjedhje dashurie “.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chiellini juventus milan shevchenko chiellini juventus milan shevchenko

Sondazh

Poll