Politike

Meta kujton rikthimin e familjes mbretërore në Shqipëri: Ishte një akt pajtimi, Ahmet Zogu ka një rol të pamohueshëm në

28 Qershor 2020, 13:38 Nga DOSJA
Meta kujton rikthimin e familjes mbretërore në Shqipëri: Ishte

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 18 –vjetorin e rikthimit të familjes mbretërore në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se rikthimi i familjes së Ahmet Zogut ishte një akt pajtimi dhe shton se roli i tij në formimin e shtetit modern është i pamohueshëm.

Më tej ai shton se në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare dhe i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën.

Rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe 18 vite më parë, pas mbi 6 dekada mërgimi të detyruar është një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët. Edhe pse me vonesë ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern. Aq më tepër kur këtë vit festuam 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes ku roli i Tij ka qenë madhor, jo vetëm per realizimin e tij por edhe zbatimin e vendimeve të këtij Kongresi.

Në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare dhe i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën. Ajo mbetet një shembull i sakrificës, i vetëmohimit, i dashurisë njerëzore dhe familjare, i faljes dhe tolerancës, por mbi të gjitha i besnikërisë pa kushte ndaj Atdheut. ??”, shkruan Meta.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ahmet zogu ilir meta mbreteresha geraldine ahmet zogu ilir meta mbreteresha geraldine

Sondazh

Poll