Politike

Ambasadorja Yuri Kim ‘nxit’ Policinë e Shtetit: Vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar, ju mbështesim!

28 Qershor 2020, 09:47 Nga DOSJA
Ambasadorja Yuri Kim ‘nxit’ Policinë e Shtetit: Vazhdoni

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së medaljeve për Shefen e Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës Janet Meyer dhe ARSO-I Antonio Zamudio.

Gjatë ceremonisë, ambasadorja Kim ka mbajtur edhe një fjalë të shkurtër duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Kim siguroi mbështetjen e SHBA-ve ndaj Policisë shqiptare në luftën kundër krimit.

(1/3) “The U.S. continues to enjoy a close relationship with the Government of ?? , especially the Ministry of Interior & the Albanian State Police. I want to recognize the Albanian State Police for their continued support of shared U.S.-Albanian security priorities… pic.twitter.com/ErviLgqe3p

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) June 28, 2020

SHBA vazhdon të gëzojë një marrëdhënie të ngushtë me Qeverinë e  Shqipërisë, veçanërisht Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Dua të vlerësoj Policinë e Shtetit Shqiptar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj prioriteteve të përbashkëta të sigurisë amerikano-shqiptare dhe, veçanërisht, për punën e tyre me Zyrën Rajonale të Sigurisë në mbajtjen të mbrojtur dhe të sigurt të Ambasadës sonë… Ne mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe unë ju nxis që të vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”, tha ambasadorja Kim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike policia e shtetit yuri kim policia e shtetit yuri kim

Sondazh

Poll