Politike

‘Përballja me COVID-in, dështim i qeverisë’, Shehu-Ramës: Italia ia doli, ne vazhdojmë të zhytemi e kërcënoj

28 Qershor 2020, 09:31 Nga DOSJA
‘Përballja me COVID-in, dështim i qeverisë’,

TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka krahasuar shifrat e të prekurve në Shqipëri me ato të Italisë, i cili ishte një nga vendet më të “goditura” nga pandemia globale.

Ish-ministri i Shëndetësisë e ka cilësuar si rë dështuar përballjen me COVID-in, duke u shprehur se qeveria s’ka marrë masat e duhura për të përballluar pandeminë. Më tej ai shtoi se Italia me masat inteligjente dhe një ecuri konstante doli nga gjendja alarmante, kurse  në zhytemi në izolim ndërkombëtar.

Ky eshte nje deshtim i plote i kesaj qeverie me pasoja tejet negative, qe kerkojne “masa inteligjente”.  ”Fshehja” e Kryeministrit, tendenca per te fajesuar popullesine, kercenimet me “mbyllje”, as e cfajesojne ate e as permiresojne ndonje gje, perkundrazi,”-shkruan Shehu.

POSTIMI I PLOTË:

Rama me heshtjen nuk mund te fshehe deshtimin ndaj Covid! Shqiperia mbas teatralitetit e keq menaxhimit te “mbylljes e hapjes” eshte ne nje situate me te rende epidemiologjike se ne mars, me nje humbje gjigande ekonomike, e vendosur ne “listen e zeze” te OBSh, kur sot duhet te kishim “dale” sic ndodh me vende qe u goditen tragjikisht.

Per te kuptuar kete le te krahasojme me Italine disa te dhena te djeshme (per 1 milion banore): Shqiperia Italia.  Raste te reja 21,7 2,5  Vdekje 0,85 0,1 Ne reanimacion 4,6 1,4
Raste te reja/sheruar 1,22 0,1  Pra ndersa Italia me masat inteligjente e nje ecuri konstante “doli”, ne vazhdojme te zhytemi ne erresire e izolim nderkombetar duke pasur:-Shtim te frikshem te rasteve e vatrave te reja, shtrimeve, vdekjeve, numer te vogel te sheruarish, etj. -Kolaps e kthim ne ”qendra” kontaminimi te institucioneve shendetesore te pa mbrojtura. -Mjekun e familjes te paralizuar. -Numrin e testimeve me te voglin ne Europe, monopol pa transparence te nje laboratori me pasoje ate kurbe te pa besueshme. -Popullesine te pa pajisur me maska. -Mungese te nje strategjie “mbrojtese e dalese”. Etj.

Ky eshte nje deshtim i plote i kesaj qeverie me pasoja tejet negative, qe kerkojne “masa inteligjente”.  ”Fshehja” e Kryeministrit, tendenca per te fajesuar popullesine, kercenimet me “mbyllje”, as e cfajesojne ate e as permiresojne ndonje gje, perkundrazi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi tritan shehu edi rama koronavirusi ne shqiperi tritan shehu

Sondazh

Poll