Politike

76-vjetori i genocidit ndaj popullsisë çame, Idrizi-Ramës: Mos e harro Ëamërinë, në Prishtinë të ngrihet muzeu i Holoka

27 Qershor 2020, 19:47 Nga DOSJA
76-vjetori i genocidit ndaj popullsisë çame, Idrizi-Ramës: Mos

TIRANË– Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos e harrojë Çamërinë dhe se duhet të punojë për ëështjen ëame.

I pranishëm në ceremoninë përkujtimore e mbajtur sot në Qafë-Botë në 76-vjetorin e genocidit ndaj popullsisë çame, Idrizi tha se nisma e qeverisë për heqjen e konceptit të zonave minoritare është një tradhti e radhës.

Referuar aktakuzës ndaj Presidentit Hashim Thaëi, Idrizi shtoi gjithashtu se Kosovës po i drejtohet gishti për shkak se shtetarët kanë nënshkruar marrëveshje që nuk i kanë kuptuar. Idrizi bëri thirrje që në Prishtinë të ngrihet muzeu i Holokaustit për viktimat e luftës.

Fjalimi i plotë

Ne nuk ngatërrojmë popullin grek me të cilin duam të jetojmë si fqinj të mirë me bandat. Ne nuk e harrojmë kurrë kriminelët që vranë dhe masakruan të parët tanë. Sa herë që vijë këtu kuptoj se çfarë është për ne kjo varrezë monumentale dhe pse Çamëria dhe Kosova u sakrifikuan për Shqipërinë që ne kemi sot. Nuk ka gjë më të shenjtë dhe më të bukur se sa të luftojmë për amanetin e të gjithë këtyre emrave që janë këtu sot. Mitsotaqis nuk ka pse të harrojë babain e tij që në vitin 1992 pranoi që të ngriheshin komisionet mikse dhe varrezat për çamët e vrarë. Ne po tenton të na mundë mungesa e një shteti serioz shqiptar dhe me dinjitet. Më vjen që të ulërij nga dhimbja dhe i drejtohem në radhë të parë kryeministrit të Shqipërisë: Mos e harro Çamërinë. Është dita për të thënë shqiptarë mos e harroni Kosovën dhe mos e harroni Dardaninë. Të njëjtën gjë bënë në gjyqin e Janinës në 1945, kur babanë tim 2-vjeç e shpallën kolaboracionist.

Pas luftës së vazhdimshme të UÇK-së u ngjallën zërat që edhe shqiptarët paskan vrarë. Tani Kosovës po i drejtohet gishti sepse shtetarët tanë kanë nënshkruar marrëveshje që nuk i kanë kuptuar. Të ngrihet në Prishtinë muzeu i Holokaustit për viktimat e luftës. 27 qershori është dita e njohur nga parlamenti për gjenocidin e shqiptarëve të Çamërisë. Turp i madh. Kur ne kemi kërkuar që varrezat e çamëve të futen në guidat turistike asgjë nuk është bërë. Shteti ka detyrim për të punuar për zgjidhjen e çështjes çame. Kur ne kërkojmë heqjen e ligjit të luftës këtu bëhet ligjin për varrezat e grekëve dhe toponimet. Sot na thonë se duhet të negociojmë për emrin Çamëri në tekstet shkollore. Ne nuk do të lejojmë të ndodhë kjo. I drejtohem kryeministrit se nuk mund të jetë te koshat e basketbollit duke na folur me arrogancë ndërsa te grekët shkon kokulur. Si është e mundur që Shqipëri doli me 9 minoritetet ndërsa Kosova ka 6. Si është e mundur që ne e dimë që gjysma e Shqipërisë është jashtë Shqipërisë politike dhe pushtetarët tanë bëjnë të paditurin. Nuk mund ta nxjerrë Shqipërinë me 9 pakica. Heqja e konceptit të zonave minoritare është një tradhti e radhës. Ministri grek dhe një zyrtar i joni përdorin të njëjtin koncept.

Nuk mund të shpërngulen në Kukës dhe të vënë aty dy tabela. Është edhe VKM-ja se nëse janë 300 veta vihen dy tabela dhe qeveria Shqiptare sërish ka luajtur mendsh dhe ja ka premtuar Greqisë. Bashkia e Konispolit nuk ekzistonte në hartën e rilindjes. Pas censusit Himara dhe Konispoli u bë dy gjuhësh. Si mund të jenë ato minoritare o të marrë. I bëj thirrje 300 tifozëve të Juventusit të na shpallin italian. PDIU nuk bëhet me ata që duan për llogaritë e tyre dhe për vota por vetëm me atë që do Çamërinë dhe shqiptarinë. Ky gjenocid në histori i ktheu në martir këta që dergjen këtu. Ne shqiptarët e Çamërisë do të lodhemi të fundit. Për ne Çamëria është bekim. Rroftë Çamëria, rroftë Kosova, rroftë Shqipëria. 1 minutë heshtje të shpirtrave të tyre që dhanë jetën për këtë vend.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 76-vjetori i genocidit te cameve shpetim idrizi 76-vjetori i genocidit te cameve shpetim idrizi

Sondazh

Poll