Politike

Zhupa publikon dokumentet dhe akuzon Veliajn: Po betonizon parkun e liqenit, i ke dhënë leje firmës ku punon vajza e familjes

28 Qershor 2020, 13:31 Nga DOSJA
Zhupa publikon dokumentet dhe akuzon Veliajn: Po betonizon parkun e liqenit, i

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar sot disa dokumente dhe akuzon kreun e Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, se do të nisë betonizimin e parkut të liqenit. Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se në park do të ndërtohet një godinë me 9 kate nga firma që punon Rea Xhilllari, vajza e familjes Rama.

Më tej demokratja teksa pa publikuar disa dokumente shton se zona u propagandua nga Veliaj se do i kthehej parkut të liqenit por ndërkohë është planifikuar për shërbime, zyra, parkim, banim e kulla.

Veliaj nis fazën e parë e BETONIZIMIT të zonës së PARKUT TE LIQENIT, me ndertesa mbi 9 kate e 29 metra lartesi! Zgjedh firmen e 51N4E, e njohur si vendi i punës së Rea Xhillarit, vajzës së familjes Rama. E kemi paralajmeruar dhe faktuar me dokumenta që në 2018, betonizimin e zonës së parkut te Liqenit, atje ku ndodhet garda e republikës, me preteksin që aty do transferohej Biblioteka Kombetare edhe Qëndra Kulturore për femijë për të hapur rrugën e ndërtimeve shumëkatëshe. Ateherë Veliaj e mohoi, edhe si në cdo rast tjetër thjesht mashtroi.

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesin e tenderit për “Hartimin e Planit të Detajuar Vendor të Njësisë TR/169” që është zona ku ndodhet Garda e Republikës pranë parkut të liqenit , fituese ka rezultuar kompania “I Ri “ sh.p.k. Por ky është vetem emri që nga mbrapa ka zotëruese kompaninë “51N4E” sic tregojnë dokumentat dhe Gent Agollin, ish konsulentin e “Sheshit Skenderbej”, pra klientet e zakonshëm të pushtetit.

Zona e propagandua nga Veliaj se do i kthehej parkut të liqenit por nderkohë është planifikuar për shërbime, zyra, parkim, banim, ku kullat e klienteve të zakonshem do zaptojnë edhe këtë territor në hyrje të parkut. Ky plan i Veliajt dëmton akoma më shumë qytetarët e Tiranës, ku çdo cep po betonizohet edhe hapësira e vetme e gjelbër si parku po kafshohet me kulla nga te gjitha anët e saj”, shkruan Zhupa.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denoncimi i zhupes erion veliaj ina zhupa denoncimi i zhupes erion veliaj ina zhupa

Sondazh

Poll