Politike

VIDEO/ “Nis asfaltimi i Bypass-it të Vlorës”, Rama njoftim me rëndësi: Do lidhet me rrugën në Fier dhe me tunelin në

28 Qershor 2020, 14:01 Nga DOSJA
VIDEO/ “Nis asfaltimi i Bypass-it të Vlorës”, Rama njoftim

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se në Bypass-in e Vlorës ka nisur procesi i asfaltimit. Në një postim në Facebook, teksa ka publikuar dhe disa pamje nga punimet në rrguë, Rama shkruan se ky Bypass do të bashkohet me atë të Fierit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër vijon me tunelin e Llogarasë.

Më tej kreu i qeverisë shton se së shpejti do të ketë një transformim për zonën bregdetare të Vlorës dhe jugut, duke hapur edhe sloganin Shqipëria Turistike 2030.

“Ka nisur më në fund edhe asfaltimi në bypass-in e Vlorës?? Janë 29 kilometra të cilat do t’i bashkëngjiten pjesës tjetër që lidhet me bypass-in e Fierit, tashmë i përfunduar, për të vazhduar më pas me segmentin e ri Orikum-Dukat (nga Marina në Urën e Shën Elizës) dhe së shpejti edhe me tunelin e Llogarasë, duke bërë të mundur një transformim epokal për krejt zonën, si edhe për Shqipërinë Turistike 2030????”, shkruan Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bypass i vlores edi rama bypass i vlores edi rama

Sondazh

Poll