Aktualitet

Shkon në 55 totali! Dy viktima në vend nga pandemia, ndërron jetë një 54-vjeçar. 72 raste të reja me COVID-19, vijojnë s

28 Qershor 2020, 09:08 Nga DOSJA
Shkon në 55 totali! Dy viktima në vend nga pandemia, ndërron

TIRANË- Rëndohet bilanci i koronavirusit në vend! Gjatë 24-orëve të fundit dy persona kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv, një prej tyre vetëm 54 vjeç. Në njoftimin e përditshëm, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se betejën me pandeminë e ka humbur një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana, duke e çuar në 55 totalin e viktimave në vend. 

Ndërsa sa i përket të infektuarve, në vendin tonë sot janë shënuar 72 raste të reja të prekura nga pandemia. Ndërkohë në spitalin Infektiv vijojnë shtrimet e pacientëve me COVID-19, dhe deri më tani po marrin njoftimin 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 të tjerë janë të intubuar. 

Përgjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin total të të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Dr. Rovena Daja/ Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.

U drejtohemi me një lutje gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë, të vendoset detyrimisht maska në shërbim, edhe nga çdo qytetar kur është e pamundur ruajtja e distancës fizike, si e vetmja mënyrë për kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise rovena daja koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise rovena daja

Sondazh

Poll