Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Rëndohet bilanci i koronavirusit në vend! Gjatë 24-orëve të fundit dy persona kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv, një prej tyre vetëm 54 vjeç. Në njoftimin e përditshëm, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se betejën me pandeminë e ka humbur një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana, duke e çuar në 55 totalin e viktimave në vend.
Ndërsa sa i përket të infektuarve, në vendin tonë sot janë shënuar 72 raste të reja të prekura nga pandemia. Ndërkohë në spitalin Infektiv vijojnë shtrimet e pacientëve me COVID-19, dhe deri më tani po marrin njoftimin 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 të tjerë janë të intubuar.
Përgjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin total të të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Dr. Rovena Daja/ Instituti i Shëndetit Publik
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.
U drejtohemi me një lutje gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë, të vendoset detyrimisht maska në shërbim, edhe nga çdo qytetar kur është e pamundur ruajtja e distancës fizike, si e vetmja mënyrë për kufizimin e përhapjes së infeksionit.
Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Moti i mirë ka bërë që qytetarët këtë fundjavë t’i drejtohen plazhit. Por nuk ka shkuar aq “vaj”. Për shkak të dyndjes drejt bregdetit, në rrugën T...
TIRANË– Mjeku i njohur Arjan Harxhi, ka bërë një apel për qytetarët nga ambientet e jashtme të spitalit Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Te...
TIRANË– Ambientalisti Sazan Guri ka vendosur që të shkruajë sërish për pandeminë e koronavirusit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Guri ka tregu...
KORÇË– Pesë persona janë arrestuar gjatë operacionit “Perimetri” në Korçë, ku janë goditur 3 raste të kalimit të paligjshëm të klandes...
Lika (Xhepaj) u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit pas arrestimit të Eduart Lamajt, ekzekutori i dy biznesmenëve. Lamaj u kap pasi u fsheh për mbi 3 javë në...
FIER– Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Fier pranë fshatit Dermenas. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si pasojë një person ka mbetur i ...
TIRANË– Policia rrugore ka zhvilluar kontrolle me radarë e drager në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Gjatë kontrollit, Policia ka evidentuar që ka ende s...
KURBIN– Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Ndjekja”, gjatë të cilit u arrestua Ilir Lika (Xhepaj). Duke e konsideruar si një person me rrezik...
TIRANË– Policia e Shtetit ka arrestuar gjatë mesnatës së sotme, Ilir Xhepaj alias Ilir Lika, i akuzuar se është përfshirë në vrasjen e dyfshitë në La&ccedi...
Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin e arrestimit të Ilir Likës, i cili u prang...