Aktualitet

Policia aksion në kryeqytet, arrestohen 5 persona. Dhunë në familje dhe drejtim i parregullt mjeti

28 Qershor 2020, 09:16 Nga DOSJA
Policia aksion në kryeqytet, arrestohen 5 persona. Dhunë në

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 persona, 4 prej tyre pasi qarkullonin në mënyrë të parregullt, ndërsa 1 prej tyre për dhunë në familje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, nga këta 1 për dhunë në familje dhe 4 për drejtim mjeti në menyrë të parregullt.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 61 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

•K.S., pasi në rrugën “Rexhep Targa”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatase ;

•G.C., G.K., dhe K.G., pasi u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll