Aktualitet

ME VIDEO/ COVID-19 ende rrezik! Mjeku Harxhi apel qytetarëve: Sjellja individuale e rëndësishme, me kujdes çdo ditë!

28 Qershor 2020, 08:56 Nga DOSJA
ME VIDEO/ COVID-19 ende rrezik! Mjeku Harxhi apel qytetarëve: Sjellja

TIRANË– Mjeku i njohur Arjan Harxhi, ka bërë një apel për qytetarët nga ambientet e jashtme të spitalit Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në fjalën e tij, mjeku i njohur ka bërë apel edhe njëherë për kujdes nga të gjithë për të shmangur infektimin nga COVID-19.

“Me sëmundjet infektive është shumë e rëndësishme, dihet që çdo fushë ka përgjegjësitë e veta dhe duhet ta rishikojë këtë lloj pozicioni, përgjegjësitë që kanë institucionet shtetërore, që ka shoqëria, që ka individi sa i përket kujdesit të parandalimit por edhe për të parë sesi do të jetë pozicioni i secilit prej këtyre në të ardhmen e afërt, afatmesme dhe afatgjatë”, u shpreh Harxhi.

Ndërsa mbi videon e tij, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka theksuar se sjellja individuale është e rëndësishme në këtë periudhë pandemie.

“Gjithsecili ka përgjegjësi e veta, përsa i përket kujdesit dhe parandalimit të COVID-19. Edhe sjellja individuale është shumë e rëndësishme. Ju lutem dëgjoni apelin e prof. Arjan Harxhit nga spitali infektiv. Me kujdes çdo ditë, e mundim”, shprehet Manastirliu.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan harxhi koronavirusi ne shqiperi arjan harxhi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2020, 22:17

TIRANË– Merr fund arratia për Ilir Xhepajn alias Ilir Lika. 33-vjeçari u arresua ditën e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë, ku edhe ishte strehua...