Aktualitet

Digjet makina në Tiranë, mori flakë në ecje dhe u shkrumbua në rrugën e “Dajtit”

27 Qershor 2020, 18:04 Nga DOSJA
Digjet makina në Tiranë, mori flakë në ecje dhe u shkrumbua

TIRANË– Një automjet ka marrë flakë dhe është shkrumbuar pasditen e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Dajtit”.

Mjeti në fjalë, me drejtues personin me iniciale E.H., ka marrë flakë në rrugën e “Dajtit”. Ngjarja ka pasur vetëm dëme materiale, pasi mjeti është shkrumbuar tërësisht, ndërkohë që mësohet se drejtuesi ka shpëtuar.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 27.06.2020, rreth orës 19:25, në rrugën e “Dajtit” ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin E.H., ku ka patur vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne tirane tirane digjet makina ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2020, 14:35

TIRANË– Eduart Lamaj, 30 vjeç, me një këmbë të gangrenizuar pas plumbit që mori në atentatin ku shkoi dhe vrau Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin, vazh...