Politike

Vizita e Cakaj në SHBA, pas Grenell takohet me Matthew Palmer dhe Philip Reeker

27 Qershor 2020, 15:42 Nga DOSJA
Vizita e Cakaj në SHBA, pas Grenell takohet me Matthew Palmer dhe Philip

SHBA-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës së tij në SHBA, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Gjatë takimit u diskutua në lidhje me domosdoshmërinë e plotësimit sa më të shpejtë të detyrimeve, për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar karrigen e anëtarit të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

Lidhur me takimet e zhvilluara, Cakaj bëri edhe një postim në Facebook, ku theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA.

Marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie të pazëvendësueshme e me një vlerë të patjetërsueshme për Shqipërinë!”, shkruan Cakaj.

Më herët gjatë vizitës së tij, Cakaj u takua edhe me të dërguarin e presidentit, Donald Trump, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Në fokus të bisedës së tyre ishte nxitja e zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësia e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Cakaj theksoi gjatë takimit me Grenell, se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj matthew palmer philip reeker gent cakaj matthew palmer philip reeker

Sondazh

Poll