Politike

Bashkëpunëtorja e Ramës del kundër ministres Shahini: E banalizuat me përkthime, ankesat e maturantëve janë shumë të dr

27 Qershor 2020, 15:31 Nga DOSJA
Bashkëpunëtorja e Ramës del kundër ministres Shahini: E

TIRANË– Pedagogia Irsa Ruçi, e cila është edhe drejtoreshë në Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë, ka dalë hapur kundër ministres së Arsimit Besa Shahini.

E ftuar në studion e “Opinion”, Ruçi, e cila njihet edhe si bashkëpunëtorja e kryeministrit Edi Rama, tha se testi aq i debatuar në rrjet, i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nuk ishte në nivelin e duhur, dhe shtoi se nuk duhet banalizuar me përkthime të pasakta dhe në mënyrë banale.

Me kritika të ashpra, Ruçi tha se maturantët duhen lënë të zgjedhin të lirë degët që ata duan për në universitet dhe të mos kenë kufizime, pasi një gjë e tillë ndikon negativisht në dijen e tyre.

Intervista e plotë:
Çfarë nuk shkoi me maturën shtetërore të këtij viti?
Reagimet e maturantëve janë shumë normale. E pashë që ata e kishin pak të vështirë, për shkak dhe të situatës së kësaj periudhe. Duhet thënë se testi nuk ishte në nivelin që pritej. Mungon shqipja e bukur, kishte përkthime shabllone. Të rinjtë janë përballur dhe me këtë. Fakti që dua ta modernizojmë një test nuk do të thotë ta banalizojmë atë. Ne duhet ta fillojmë që te tekstet mësimore, duhet t’i shqipërojmë, t’iu japim dashurinë e gjuhës sonë.

Ju sugjeroni heqjen fare të maturës shtetërore për t’u kualifikuar në universitet…
Të rinjtë duhet të lihen të lirë, kjo gjë duhet të ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Nuk kam parë ndonjë pozitive nga ky kufizim. Kur ua jep lirinë, të rinjtë dinë ta shfaqin talentin. Nuk duhet të hapin dyert e universiteteve dhe të futet çdokush, por duhet kaluar nëpër disa faza. E rëndësishme është t’i fillojmë hapat e para që tani. Matura le të zhvillohet, të mbyllë ciklin e saj 12-vjeçar, por nuk mund të kufizohet. Nuk e kuptoj si ato pyetje në test e ndihmojnë një të ri, që nesër do të bëhet inxhinier. Duhen gjatë rrugës filtra.

Çfarë sugjeroni ju?
E para është që ne të kemi një matje konkrete të tregut dhe kjo duhet t’i transmetohet të rinjve. Kjo duhet t’iu tregohet të rinjve që në gjimnaz, që të mendojnë. Duhet bërë një studim serioz, por duhet dhe një bashkëpunim shumë i ngushtë me universitetet. Edhe stafet akademike duhet të kenë një filtër. Unë propozoj një bashkëpunim të ngushtë me universitetet, me përkthimin e duhur të kurrikuloave, ku çdo student të ketë literaturë përpara. Ky mentalitet duhet shembur dhe kjo nuk është e lehtë.

A e kemi infrastrukturën e nevojshme?
Infrastruktura ndërtohet dhe do shumë vullnet dhe punë të jashtëzakonshme. ndjeva keqardhje që debati për maturën mbeti vetëm te testi dhe pyetja e “Turit”. Duhet të marrim frenat në dorë dhe të shtrojmë terrenin që iu lejon të rinjve të vetëzhvillohen. Më duket sikur kemi të rinj të mpirë, që luftojnë për të arritur një universitet. Nuk iu intereson të marrin dije, por të marrin atë diplomë. Nëse universitetet i hapi m në mënyrë të paorganizuar, do të kthehet në kaos, por nëse ndjekim hapat e duhur, absolutisht që nuk do të ndodhë kështu. Ka ardhur koha që të rinjtë të luftojnë për dijen, të mos shihet ai kartoni, por dija.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini edi rama irsa ruçi besa shahini edi rama irsa ruçi

Sondazh

Poll