Sport

Juventusi me “poker” në pjesën e dytë, Dybala bën një mrekulli ndaj Lecces

26 Qershor 2020, 21:44 Nga DOSJA
Juventusi me “poker” në pjesën e dytë, Dybala

Juventusi vuajti vetëm në pjesën e parë, por ia doli të siguronte fitoren e radhës në kampionat. Bardhezinjtë prisnin në shtëpi Leccen e vendit të tretë nga fundit dhe fituan 4-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola. Pushimi i bëri mirë Juventusit, që zgjidhi gjithçka brenda tetë minutave. Paulo Dybala realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 53-të.

Cristiano Ronaldo dhe Bernardeschi humbën dy raste të pabesueshme pas këtij episodi dhe pjesa e parë u mbyll pa gola. Pushimi i bëri mirë Juventusit, që zgjidhi gjithçka brenda tetë minutave. Paulo Dybala realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 53-të.

Rrjeta e nëntë në kampionat për argjentinasin, ndërsa te goli shkoi edhe CR7. Ylli portugez nuk gaboi nga pika e bardhë dhe gjeti golin e 23-të në Serie A për këtë sezon. Ciro Immobile është vetëm katër gola larg, ndërsa “Zonja e Vjetër” i largohet me 7 pikë Lazios ndjekëse (luan nesër përballë Fiorentinës).

Në fund pati festë edhe për Gonzalo Higuain e Matthijs De Ligt. Pipita gjeti golin pas një asisti fantastik me finte të Ronaldos, ndërsa mbrojtësi holandez realizoi me kokë pas krosit të Douglas Costës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dybala juventus serie a dybala juventus serie a

Sondazh

Poll