Sport

FOTO/Përfundoi operacionin me sukses, partnerja e Kun Aguero-s i qendron pranë në spital: Djali im i vogël të dua shumë

26 Qershor 2020, 20:50 Nga DOSJA
FOTO/Përfundoi operacionin me sukses, partnerja e Kun Aguero-s i qendron

ANGLI-Gjithçka shkoi mirë. Sergio Agüero iu nënshtrua një operacioni në gjurin e majtë pasi kishte këputur meniskun e jashtëm. Kundër Burnley-t lojtari nuk mundi dot të përfundonte pjesën e parë duke u zëvendesuar menjëhere me Gabriel Jesus. Sulmuesi udhëtoi për në Barcelonë për t’u marrë me një specialist, dhe tani fillon procesi i riaftësimit.

Me fjalë të tjera, ai do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, dhe mund të jetë pjesë e skuadrës nëse City arrin në finalen e Champions League. Ishte pikërisht partnerja e lojtarit, Sofia Calzetti, e cila dje në Instagram ajo postoy një story, me lojtarin që kishte përfunduar operacionin dhe i shkruajti një mesazh të bukur. “Faleminderit zot, gjithçka shkoi mirë. Djali im i vogël, të dua kaq shumë”. Ishte postimi i Sofia Calzetti.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kun aguero manchester city sofia calzetti kun aguero manchester city sofia calzetti

Sondazh

Poll