Politike

Hapja e PD, Nishani: Ftesa është për të gjithë, Basha i gatshëm të bashkëpunojë me këdo

26 Qershor 2020, 20:19 Nga DOSJA
Hapja e PD, Nishani: Ftesa është për të gjithë, Basha i

TIRANË- Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur sot për nisjen e fushatë së re nga Lulzim Basha për hapjen e Partisë Demokratike. Në një intervistë në “Pa Protokoll” në Report TV, Nishani u shpreh se Basha është i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë ata që e ndjejnë veten pranë PD-së.

Basha në mënyrë të përsëritur ka folur për dëshirën e tij politike për të bashkëpunuar me këdo që e ndjen veten pranë PD. Unë nuk do të dëshiroja që të shikojë raportet si raporte individuale dhe personale. Unë nuk do të doja që kauza të vendosej në raportet personale. Basha është kryetari i partisë, ka mandatin dhe pushtetin për të marrë vendime në emër të PD për aq sa është i deleguar posti i kryetarit të PD. PD është një korpus i madh politik.  Secili ka këndvështrimin e tij dhe unë nuk e gjykoj vendimin që marrin. Kushdo ka të drejtë është i lirë të pozicionohet”, tha Nishani.

Ish-presidenti preferoi të fliste dhe me emra, duke folur në vetë të parë për Jozefina Topallin e cila ka qenë një kritike e fortë e kreut të PD, dhe u shpreh se ftesa është e hapur për këdo.

Duhet të shkojmë përtej pikëpamjes personale, përtej interesit të pëlqyeshmërisë apo papëlqyeshmërisë individuale. Vendi ka nevojë për një front të përbashkët përballje. Unë nuk besoj që askush nga emrat që janë kritikë te Basha nuk e konsiderojnë Bashën si të keqe të vendit. Ftesat janë të hapura”, shtoi më tej ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bujar nishani hapja e pd lulzim basha te larguarit nga pd bujar nishani hapja e pd lulzim basha te larguarit nga pd

Sondazh

Poll

Politike 26 Qershor 2020, 19:29

VLORË- Kryeministri Edi Rama kishte njoftuar se pasditen e sotme do të ishte në prezantimin e projektit të gjimnazit “Sami Frashëri”, por ai nuk shkoi.Top ...