Politike

“Më mbuloi në gjak, po pastronte foton e Enver Hoxhës”/ Veliaj tregon episodin e frikshëm në çerdhe, pasoja që i ka l

26 Qershor 2020, 17:03 Nga DOSJA
“Më mbuloi në gjak, po pastronte foton e Enver

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar një episod të frikshëm që i ka ndodhur kur ka qenë në çerdhe.

Gjatë fjalës së tij që mbajti teksa prezantoi projektin e shkollës “Sami Frashëri”, Veliaj rrëfeu se si sanitarja i kishte hedhur në kokë foton e Enver Hoxhës dhe e kishte mbulluar në gjak.

Kam shkruar te çerdhja ime dhe nëse shikoni këtë vijën në hundën time është se kam pasur aksidentin tim të parë në çerdhe. Sanitarja  fshinte ato fotot e Enverit teksa ne flinim. I bie kjo korniza në fytyrën time dhe unë u mbulova me gjak. Prindërit e mi menduan se unë kaq e pata. Mua ma kanë kujtuar këtë për shumë kohë,”- tregoi Veliaj ndër të tjera.

Shkolla “Sami Frashëri”, do të jetë ashtu siç shihet në fotot e projektit të mëposhtëm. Do të ketë 50 klasa nga 24 që kishte më parë, më shumë hapësirë dhe gjelbërim. Gjithashtu është planifikuar edhe rimodelimi i ambienteve sportive në këtë shkollë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj projekti i shkolles sami frasheri erion veliaj projekti i shkolles sami frasheri

Sondazh

Poll