Bota

Rrëzohet avioni në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

2 Prill 2019, 18:53 Nga DOSJA
Rrëzohet avioni në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 4

 

MAQEDONI E VERIUT-  Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar sot në Maqedoninë e Veriut. Sipas mediave vendase bëhet me dije se avioni ka rënë në vendin e quajtur “Koka e Selanikut” në malet e Jakupicës.

Më tej mediat shtojnë se në këtë aeroplan po udhëtonte një familje bullgare, dhe asnjë prej pjesëtarëve të saj nuk ka mbijetuar.

Bëhet fjalë për një cift bashkëshortësh me dy fëmijë. Aeroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes. Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës, dhe shtohet se aeroplani është aksidentuar si pasojë e motit të keq dhe turbulencave. Përveç mbetjeve të aeroplanit janë gjetur edhe trupat e pajetë të katër udhëtarëve, të gjithë shtetas bullgarë, shprehet Agjencia e Aviacionit Civil.

Me gjetjen e mbetjeve të aeroplanit, siç informohet nga AAC, përfundon dhe aksioni për kërkim dhe shpëtim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni avioni ne maqedonine veriut rrezohet avioni shuhet familja bullgare avioni ne maqedonine veriut rrezohet avioni shuhet familja bullgare

Sondazh

Poll