Art&Argëtim

Meghan Markle presidente e ardhshme e SHBA-ve? Njerëzit janë të bindur: Po, e duam!

26 Qershor 2020, 18:22 Nga DOSJA
Meghan Markle presidente e ardhshme e SHBA-ve? Njerëzit janë të

AMERIKE– Kompanitë e basteve mendojnë se Meghan Markle mund të jetë një presidente e ardhshme e Shteteve të Bashkuara.

Sipas tyre Meghan kishte arritur në vend të pestë si kandidate e mundshme për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.

Kompania e basteve Oddschecker i jep asaj 100-1 shanse për të fituar zgjedhjet presidenciale, dhe sugjeron që ajo të përfitojë sa më shpejt nga oferta pasi më vonë shanset mund të bien.

Zëdhenësi i kompanisë Pete Watt tha: “Më parë në Shtëpinë e Bardhë kemi pasur një aktor, ndërsa tani është një personazh televiziv, ndoshta një ditë do t’i kemi të dyja bashkë. Meghan per momentin kerkohet shume nga njerezit dhe ata e duan”.

Shanset e Markle mbeten shumë të larta por nëse interesi i bastexhinjve shtohet ato mund të bien shpejt.

Meghan ka aktualisht shanse të njëjta me prezantuesen e njohur amerikane Oprah ëinfrey dhe aktorin George Clooney për të kandiduar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz meghan markle presidente zgjedhje meghan markle presidente zgjedhje

Sondazh

Poll