Art&Argëtim

NASA bën zbulimin e madh/ Gjendet planeti që rretullohet rreth një ylli pranë nesh

26 Qershor 2020, 17:28 Nga DOSJA
NASA bën zbulimin e madh/ Gjendet planeti që rretullohet rreth

NASA para dy ditësh ka deklaruar se ka zbuluar një planet që sillet rreth orbitës së një ylli që ndodhet pranë nesh. Sipas tyre planeti i ri është i përafërt me Neptunin në madhësi. Ai vërtitet rreth një ylli të quajtur A-U Microscopii që është rreth 150 herë më i ri se dielli i sistemit tonë.

NASA ka thënë se këtë planet e ka zbuluar  me satelitë dhe teleskopin “Spitzer”  dhe ka bërë të ditur se po kërkonte prej 10 vitesh për një planet që sillej rreth orbitës.

Nasa thotë se studimi i sistemit i këtij ylli është i rëndësishëm, pasi sipas NASA-s mund të sigurojë të dhëna për të mësuar më shumë mbi formimin e planetëve dhe atmosferës rreth tyre dhe mënyrën se si ata ndërveprojnë me yjet e tyre.

Një rrotullim i planetit në fjalë, i quajtur AU Mic b, rreth yllit të tij, zgjat sa 8,5 ditë në Tokë. Ylli në fjalë gjithmonë i ka intriguar astronomët. Ai është 20-30 milionë vite dhe i rrethuar nga gazi dhe mbetje që kanë dalë nga formimi i tij.

Burimi:nasa.gov

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete nasa nasa

Sondazh

Poll