Art&Argëtim

Reperi amerikan humb jetën nga një atentat me armë zjarri, reagon kushëriri i 32 vjeçarit: Ky lajm na goditi fort, për të

26 Qershor 2020, 16:35 Nga DOSJA
Reperi amerikan humb jetën nga një atentat me armë zjarri, reagon

AMERIKE– Reperi amerikan Lawrence Franks Jr, i njohur si Huey ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi iu bë një atentat me armë.

Reperi i hitit “Pop, Lock & Drop It’ ka mbetur i vdekur në vend për shkak të plagëve të shumta që ka marrë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet në vendin e ngjarjes, mirëpo deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar dhe thuhet se hapja e zjarrit nuk kishte asnjë motiv.

Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.
Kushëriri i tij, Bruce Franks Jr, konfirmoi lajmin e hidhur në Twitter me një foto nga performanca e fundit së bashku.

“Hera e fundit që performuam bashkë! Të gjithë e njihni si Huey, për të dashurit e tij ai ishte LJ! Kushëriri im i vogël! Pusho në paqe! Ky lajm na goditi fort!”-ishin fjalët e tij krahas postimit.

Karrierën e tij reperi e nisi në labelin Jive Records aty ku u bë i njohur me këngën e tij të parë të publikuar në 2006, “Pop, Lock & Drop It”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz armë atentat reper armë atentat reper

Sondazh

Poll