Art&Argëtim

STOP racizmit/ Momenti qesharak mes turmës së rosave të zeza, shpendët frikësohen nga…

26 Qershor 2020, 13:59 Nga DOSJA
STOP racizmit/ Momenti qesharak mes turmës së rosave të zeza,

TIRANË– Racizmi është një ndër temat më të përfolura kohët e fundit, që prej vrasjes së 46-vjeçarit me ngjyrë George Floyd në Amerikë. E gjithë bota mbarë u trondit nga vrasja barbare që ju bë Floyd, e për këtë shkak për më shumë se dy javë me rradhë u zhvilluan protesta masive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E në këto kohë nuk kanë munguar as  memet, fotot dhe videot komike ndoshta për të ç’dramatizuar sado pak një situatë të vështirë për njerëzit me ngjyrë apo ndaj çdo kujt që përballet me racizëm.

Në një video të bërë virale në rrjetet sociale shihet se një rosë e vetme në ngjyrë të bardhë në momentin që vrapon mes një turme me rosat në ngjyrë të zezë, këto të fundit largohen të frikësuara dhe vrapojnë sikur po sulmohen.

Ky është vetëm një moment që mund të ndodh me shpendët, pasi difereca e ngjyrës së tyre nuk shkakton racizëm.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale stop racizmit stop racizmit

Sondazh

Poll