Art&Argëtim

OBSH jep paralajmërimin e tmerrshëm: Vala e dytë do vrasë miliona njerëz. Arma më e mirë, vaksina kundër gripit

26 Qershor 2020, 14:33 Nga DOSJA
OBSH jep paralajmërimin e tmerrshëm: Vala e dytë do vrasë

Ditën e sotme Organizata Botërore eShëndetësisë ka dhënë një paralajmërimin të frikshëm duke thënë se nëse nëse pandemia e koronavirusit do të kthehet me një valë të dytë infektimesh, do të vdesin miliona njerëz në të gjithë botën.

“Krahasimi është me gripin spanjoll që është zhvilluar ekzaktësisht si covidi, u dobësua në verë dhe u rikthye ashpërsisht në shtator dhe tetor, duke shkaktuar 50 milionë viktima gjatë valës së dytë “ thotë Ranieri Guerra, ndihmës drejtor i përgjithshëm i iniciativave strategjike.

Ndërkohë ai ka shtuar se Covid-19 nuk ka ndryshuar edhe pse numri i pacientëve që ndodhen në terapinë intensive ka rënë sakaq ka shtuar se OBSH po merr masa paraprake për kufizimin e koronavirusit nëse do të kthehet sërish në vjeshtë.

Komentet e Guerrës vijnë ndërsa disa shtete në Evropë dhe në pjesë të tjera të globit kanë filluar të zbusin masat kombëtare të kufizimit, të ndërmarra fillimisht për të kufizuar përhapjen e virusit. Sipas Guerrës, një nga armët që mund të përdoret për të përballuar më mirë një valë të dytë, është vaksinimi kundër gripit.

Burimi:.euronews.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete obsh obsh

Sondazh

Poll