Art&Argëtim

Inatoset me disa detaje të publikuara në libër, ish-bashkëshortja e Elton John ngre padi kundër këngëtarit 

26 Qershor 2020, 17:30 Nga DOSJA
Inatoset me disa detaje të publikuara në libër,

AMERIKE–  Sir Elton John do duhet të paraqitet në gykatë pasi ish bashkëshortja e tij ka ngritur padi pasi është mërzitur nga disa detaje që kanë dalë në librin autobiografik të këngëtarit.

Renate Blauel përveç se ka kërkuar që çështja të shkojë në gykatë ka kërkuar dhe urdhër ndalimi ndaj John. Besohet se shtetasja gjermane i ka hedhur këto hapa pasi ai e ka përmendur në autobiografinë e 2019-tës, “Me: Elton John”.

Sipas The Sun, Renate është zemëruar me disa detaje të publikuara në libër, në një kohë kur çifti pas divorcit kishte nënshkruar një marrëveshje për të mos nxjerrë detaje mbi njëri-tjetrin.

Kjo padi vjen një vit pasi libri doli në treg dhe konsiderohet mjaft e pazakontë, pasi urdhri i ndalimit të botimit zakonisht kërkohet përpara se një libër të publikohet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elton john gjykate padi elton john gjykate padi

Sondazh

Poll