Art&Argëtim

Gara e fortë mes grave në Etiopi, shkulin dy dhëmbët dhe çajnë buzët për të marrë burrat më të pasur

26 Qershor 2020, 12:41 Nga DOSJA
Gara e fortë mes grave në Etiopi, shkulin dy dhëmbët dhe

ETIOPI– Nëse sot në mbarë qytetet më të zhvilluara në botë por jo vetëm vajzat luftojnë dhe punojnë shumë për një post pune të mirë, në bazë të disa arsimit që ata kanë marrë, ende sot në vitin 2020 tek fiset në Etiopi duket sikur koha ka ndaluar.
Kjo pasi sëfundmi në mediat e huaja janë publikuar disa foto të grave në Etiopi ku gratë e kanë të çarë buzën dhe mbajnë nje pllakë të madhe në gojë, pamje e cila sipas tyre i tërheq më shumë burrat në këtë vend.
Që prej moshës 12 -vjeçare vajzat e fisit Suuri Baale, që jetojnë në perëndim të Luginës Omo në Etiopi, kanë hequr dy dhëmbët e tyre të poshtëm dhe kanë prerë buzën.

Shpjegimi për këtë traditë duket teje absurd, por mesa duket për ta është shumë jetike. Vetëm përmes kësaj mënyre, vajzat e fisit tërheqin burrin më të pasur të fisit. E kush është pasuria? Meshkujt konsiderohen të pasur në bazë të numrit të lopëve që ai ka në pronësi. Ndërkohë pamjet janë siguruar nga fotografi profesionist Thai Thai Saraëut Intarob, 37-vjeçar.

“Ajo që më tronditi më shumë ishte tradita e tyre e për të shpuar gojën.”- është shprehur fotografi.

Këto pamje ku gratë shihen me buzën e çarë ndërkohë që mbajnë një pllakë gjigante në gojë, kanë bërë xhiron e mediave në botë.

Burimi: amazingcoolpictures

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete etiopi etiopi

Sondazh

Poll