Aktualitet

Zbardhet vendimi i Gjykatës, pse Apeli vendosi që të rikthente për rishqyrtim çështjen

26 Qershor 2020, 14:23 Nga DOSJA
Zbardhet vendimi i Gjykatës, pse Apeli vendosi që të rikthente

TIRANË- Dosja.al ka zbardhur vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas vendimit bëhet me dije se Gjykata për Krime të Rënda ka zbatuar gabim nenin 375 të K. Pr. Penale sepse në këtë akt gjykata nuk ka rivlerësuar të njëjtin fakt të atribuuar nga prokuroria e të pandehurve por de facto ka ngritur një akuzë të re për të cilën të pandehurit Tahiri dhe Çela nuk janë hetuar-kultivimi i lëndëve narkotike dhe përhapja e kultivimit të lëndëve narkotike në Shqipëri.

Në vendimin e përmbledhur shtohet më tej se “në vëmendje të këtij kolegji të gjykatës është edhe parashikimi i pikës 6 që përcakton se anëtarët e grupit kriminal në rastin konkret janë përgjegjës për të gjitha veprat penale të kryera në përmbushje të veprimtarisë kriminale”.

VENDIMI I PLOTË

Ky kolegj vlerësoi të pabazuar shkakun e pretenduar nga i pandehuri Saimir Tahiri në lodhje me zbatimin e parimit bis in në rastin konkret. Ky kolegj i gjykatës së Posaçme të Apelit  çmoi se vendimi i marrë nga gjyqtari për hetimet paraprake të Katanias Itali nuk plotëson kushtet për t’u cilësuar vendim përfundimtar në repsektim të nenit 34 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe në referim të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese. Ky kolegj duke shqyrtuar në themel faktet e arbitruara të të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela në raport me aktin e njoftimit të akuzës dhe kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq të prokurorisë në raport me vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake, si dhe në raport me konlukizionet e arritura nga vendimi i apeluar vlerësoi se në rastin konkret janë shkelur dispozitat për paraqitjen e akuzave të reja e lidhur kjo edhe me mos respektimin e dispozitave për ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori.

Gjykata për Krime të Rënda në vlerësimin e këtij organi e ka zbatuar gabim nenin 375 të K. Pr. Penale sepse në këtë akt gjykata nuk ka rivlerësuar të njëjtin fakt të atribuuar nga prokuroria e të pandehurve por de facto ka ngritur një akuzë të re për të cilën të pandehurit Tahiri dhe Çela nuk janë hetuar-kultivimi i lëndëve narkotike dhe përhapja e kultivimit të lëndëve narkotike në Shqipëri. Në lidhje me këto episode dhe kultivimin e lëndëve narkotike prokurorët janë shprehur se nuk kanë ngritur asnjë akuzë, por janë referuar për të mbështetur ekzistencën dhe qëndrueshmërinë e grupit të strukturuar kriminal pjesë e të cilit akuzohen dhe dy të pandehurit. Gjykata për Krime të Rënda ndonëse e vlerëson si kontradiktor këtë qëndrim të prokurorisë, duke iu referuar pikërisht këtyre episodëve që lidhen me sekuestrimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike në vitet 2016-2017 rikualifikon faktin penal të atribuuar ndaj të pandehurve në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike duke e cilësuar shpërdorim detyre. Në vëmendje të këtij kolegji të gjykatës është edhe parashikimi i pikës 6 që përcakton se anëtarët e grupit kriminal në rastin konkret janë përgjegjës për të gjitha veprat penale të kryera në përmbushje të veprimtarisë kriminale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri vendimi i apelit per tahirin gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri vendimi i apelit per tahirin

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Qershor 2020, 13:32

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, është shprehur sot se po punohet për të plotësuar dhe një tjetër kërkesë...