Aktualitet

Aksioni për pastrimin e qyteteve, Klosi: Nuk mjafton vetëm puna e një dite për të përfituar një Berat turistik

26 Qershor 2020, 14:21 Nga DOSJA
Aksioni për pastrimin e qyteteve, Klosi: Nuk mjafton vetëm puna e

BERAT- Ministri Blendi Klosi në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, koordinoi aksionin për pastrimin e qyteteve në qarkun e Beratit, veçanërisht në zonat turistike. Në aksion morën pjesë të gjithë punjësit e institucioneve vendore, përfshi prefekten e qarkut, Valbona Zylyftari dhe 5 kryetarët e bashkive. Pastrimi filloi në të dy brigjet e lumit Osum dhe më pas u shtri në të gjithë rrugicat dhe lagjet e qytetit.

Klosi bëri thirrje për respektimin e distancimit social, ndërsa shtoi se nuk mjafton vetëm një ditë, për të përfituar një Berat turistik.

Jemi në prag të muajit Korrik,që pritet të ketë shumë vizitorë dhe lëvizje turistike në vend,muaj ky ku qarku i Beratit ka pasur çdo vit shumë turistë. Ne po kryejmë sot pastrimin e të gjitha akseve turistike të qarkut të Beratit,ku po punohet njëkohësisht në të pesta bashkitë por nuk mjafton vetëm puna e një dite,për të përftuar një Berat turistik“, tha Klosi.

Ndërsa kreu i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, u bëri thirrje qytetarëve, që gjithësecili të mbajë pastër ambjentin e vetë.

Të gjithë duhet të bëheni megafon për të shpërndarë përgjegjësinë që ka çdo qytetar, për të mbajtur pastër ambjentin e vetë”, u shpreh Demo.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi klosi blendi klosi ne berat blendi klosi blendi klosi ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Qershor 2020, 13:32

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, është shprehur sot se po punohet për të plotësuar dhe një tjetër kërkesë...