Aktualitet

“E nxorra në pritë për para”, rrëfehet e dashura e Hekuran Billës: Më kërkuan të lidhesha, kisha një vit… (DËSHM

26 Qershor 2020, 13:55 Nga DOSJA
“E nxorra në pritë për para”, rrëfehet e dashura

TIRANË- E dashura e Hekuran Billës, Adjola Lakra, e cila është arrestuar si bashkëpunëtore në vrasje, ka vendosur që të flasë para efektivëve të Policisë. Lakra ka rrëfyer njohjen me Billën, por dhe miqësinë që kishte me të arrestuarin tjetër për këtë ngjarje, Sebastian Malin.

Dosja.al mësohet se ajo ka thënë se Mali e kishte paguar që të krijonte miqësi me viktimën dhe t’i tregonte atij lëvizjet e Hekuran Billës.

Me Sebastiano Malin kam miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të ketë thënë Lakra.

Adjola Lakra është arrestuar sot nga Policia pasi dyshohet se kohët e fundit ishte vënë në kontakt edhe me dy personat, të cilët janë gjishashtu të arrestuar dhe dyshuarit kryesore për vrasjen e Billës. Dyshohet se kur ka marrë vesh se Billa ishte kthyer në Tiranë, ajo e ka telefonuar dhe i ka takuar një takim në zonën e Komunës së Parisit, pranë shtëpisë së motrës së tij, aty ku edhe po e prisnin vrasësit. 

Hekuran Billa u ekzekutua më 11 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMË X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është Viktor Marku. Ky i fundit u arrestua në Malin e Zi dhe u soll në Shqipëri, pas prangosjes së nipit të tij, Sebastian Mali. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adjola lakra ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali adjola lakra ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Qershor 2020, 13:32

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, është shprehur sot se po punohet për të plotësuar dhe një tjetër kërkesë...