Aktualitet

“S’ka më gjykim të shkurtuar”, Artan Hoxha komenton gjyqin e Tahirit: Tani do shkojnë në rresht para gjykatës, nga i

26 Qershor 2020, 13:48 Nga DOSJA
“S’ka më gjykim të shkurtuar”, Artan Hoxha komenton

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçmë të Apelit, që vendosi të rikthente për rigjykim në shkallë të parë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një reagim në Facebook, Hoxha shkruan se tashmë për Tahirin nuk ka më gjykim të shkurtuar.

Ai shton se tani të gjithë do jenë në rresht para trupit gjykues, nga i pari tek i fundit, duke mos përjashtuar Ramën pasi thotë se gjykata do fillojë “nga i gjati”.

Si i tha kapterr Ramiu(Ndrek Luca) marinar Skenderit te “Dueli heshtur”: “Ti me te vertete je personazh komedie mor djale. Puna e komisarit ishte lojaaaaaaaa ???????????

Edhe une ashtu mendoj, s’ka me gjykim te shkurtuar!!!! Te gjithe ne rresht para trupit gjykues. Nga I GJATI, me falni nga i pari, deri te i fundit, te vijne te deshmojne te verteten. Ndryshe, puna do shkoj si te “Dueli i heshtur”, ku marinar Skenderit nuk i mbeti rruge tjeter, veçse ta merrte vet kontrollin e anijes dhe ta kthente ne port, por pasi hoqi qafe, nje nga nje, Kapterr Ramiun, Islamin dhe Bepinin bashke?”, shkruan Hoxha.

Deklarata vjen pasi Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar dënimin nga shkalla e parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri priste sot vendimin për pafajësi, por ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë. Dënimi iu rrëzua dhe ish-ministri sërish do të përballet me statusin e të pandehurit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri artan hoxha gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Qershor 2020, 13:32

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, është shprehur sot se po punohet për të plotësuar dhe një tjetër kërkesë...