Aktualitet

ME FOTO: Bionde dhe me sy bojëqielli, kjo është Adjola Lakra, e dashura nga Berati që nxorri në pritë Hekuran Billën

26 Qershor 2020, 12:19 Nga DOSJA
ME FOTO: Bionde dhe me sy bojëqielli, kjo është Adjola Lakra, e

TIRANË- Vajza që shikoni në foton e mëposhtme është Adjola Lakra, e cila u arrestua ditën e sotme si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Mësohet se ajo do të takonte Billën mbrëmjen e atentatit. Dyshohet se 26-vjeçarja u përdor si karrem nga autorët për të nxjerrë në pritë 40-vjeçarin.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Lakra kishte të paktën 2 vite në një lidhje dashurie me biznesmenin që kur ky i fundit kishte dalë nga burgu.

E reja nga Berati, dyshohet se kohët e fundit ishte vënë në kontakt edhe me dy personat, të cilët do të ktheheshin në të dyshuarit kryesore për vrasjen e biznesmenit Billa. Dyshohet se kur ka marrë vesh se Billa ishte kthyer në Tiranë, ajo e ka telefonuar dhe i ka takuar një takim në zonën e Komunës së Parisit, pranë shtëpisë së motrës së tij, aty ku edhe po e prisnin vrasësit. Telefonata e saj është zbuluar nga tabulatet telefonike, dhe që prej ditës së vrasjes ajo është mbajtur nën vëzhgim nga Policia për t’u arrestuar sot, në bashkëpunim me “blutë” e Beratit.

Hekuran Billa u ekzekutua më 11 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është Viktor Marku. Ky i fundit u arrestua në Malin e Zi dhe u soll në Shqipëri, pas prangosjes së nipit të tij, Sebastian Mali. Marku u mbrojt disa ditë më parë në gjykatë duke thënë se në momentin e vrasjes ndodhej në Mal të Zi.  Por një dëshmitar pretendon se Marku ka qënë në Shqipëri ditën e vrasjes së Billës, pasi i ka dhënë makinën që u përdor në atentat më qira.

(k.m/g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adjola lakra arrestohet adjola lakra ekzekutohet hekuran billa adjola lakra arrestohet adjola lakra ekzekutohet hekuran billa

Sondazh

Poll