Aktualitet

“Ata që tërhoqën këmbëzën, i shkon andej nga ferri”/ 6 vite nga vrasja e bankierit Santo, Artan Hoxha FLET për atenta

26 Qershor 2020, 12:29 Nga DOSJA
“Ata që tërhoqën këmbëzën, i shkon andej nga

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka kujtuar 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të bankierit, Artan Santo.

Me anë të një statusi në Facebook, Hoxha shkruan se menjëherë pasi ekzekutuan Santon, atentatorët u eliminuan për të fshehur gjurmët e krimit.

“Fiks, si sot 6 vite më parë… Asgjë nuk ka ndryshuar që nga ajo ditë. Një tjetër “çun Tirane”, por jo çun Kombinati, çun Blloku, vazhdon të jetë në pushtet. Ai miku tjetër, që thoshte se ta donte “të mirën”, e ka marrë nën kontroll të plotë bankën tënde… Vrasësit!!!! Ah vrasësit?! Ata që tërhoqën këmbëzën, atë mëngjes të nxehtë qershori, mbase mund t’i kesh parë gjëkundi, andej, udhëve të ferrit. I nisën pas teje për në botën tjetër, për të fshehur gjurmët dhe për të këputur zinxhirin e provave, që të çonin drejt vrasësve të vërtetë. Vrasësit e vërtetë, ATA që urdhëruan, dhe përfituan direkt nga ajo ngjarje, vazhdojnë të jetojnë “të lumtur”, pasi i kanë larë duart nga njollat e gjakut… Asgjë nuk ka ndryshuar, fiks si 6 vite më parë...,”-shkruan Hoxha.

Artan Santo u vra në 26 qershor të vitit 2014 përpara zyrës së tij të punës në ish-bllok, në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit. Pak çaste pasi kryen krimin e rëndë, atentatorët e Santos u larguan me një motoçikletë, ndërkohë Policia edhe shoqëroi dhe mori në pyetje mbi 200 persona, ende pas më shumë se 6 vitesh nuk ka asnjë të akuzuar për vrasjen e 58-vjeçarit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan santo vrasja e artan santos artan hoxha artan santo vrasja e artan santos

Sondazh

Poll