Bota

Mblidhen 38 ton mbeturina dhe vendosen 558 gjoba/ Britanikët nuk pyesin për Covid-19, mbipopullohen plazhet në Britaninë e M

26 Qershor 2020, 13:22 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE- Izolimi i njerëzve në mbarë botën prej më shumë se 3 mujsh si shkak i koronavirusit, mesa duket ka ndikuar jashtëzakonisht shumë keq tek qytetarët, pasi sëfundmi kanë treguar se deti dhe plazhi, apo vet liria ju ka munguar.

Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se mijëra njerëz kanë mbushur brigjet e Dorset, gjithashtu një numër i lartë njerëzish kanë mbushur breegdetin në Bournemouth.

Autoritetet britanike kanë deklaruar se Bournemouth Beach ishte mbushur plot me njerëz si kurrë më parë, ndërkohë që temperaturat janë rritur ndjeshëm.

Lidhur me këtë situatë të krijuar në vend,  policia Dorset u shpreh se kishte marrë dhjetrëa raportime  për rrugë të bllokuara, përleshje mes disa grupeve.

Njerëzit duket  se nuk kanë zbatuar asnjë masë dhe rregull të vendosur për pandeminë Covid-19, e nga numri i lartë i pushuesve nëpër rrugët drejt plazhit  trafiku zgjati për disa orë.  Deri të enjten në mbrëmje gadishulli Sandbanks u mbipopullua shumë, bëri me dije policia vendase  këshilli, duke përsëritur paralajmërimin e tij që njerëzit të mbajnë distancën me njëri-tjetrin.

Shërbimi i trageteve në Sandbanks deklaroi: Ne përsëri jemi duke luftuar për të marrë menaxhuar trafikun e krijuar nga numri  i lartë i pushuesve.

Zyrtari Kryesor i Mjekësisë në Angli, Profesori Chris  Whitty, përmes një reagimi në rrjetin social Tëitter  u përgjigj ndaj pamjeve të tmerrshme të plazhit, duke paralajmëruar se nëse njerëzit nuk zbatojnë  rregullat e vendosura në kuadër të pandemisë, vendi rrezikohet sërish nga një valë e dytë.

Udhëheqësja e Këshillit, Vikki Slade tha se ata ishin “tërësisht të mahnitur nga  skenat në plazhet e vendi”.

“Sjellja dhe veprimet e papërgjegjshme të kaq shumë njerëzve janë thjesht tronditëse dhe puna jonë është që t’iu shërbejmë atyre për të qenë sa më të shëndetshëm. Nuk kemi gjetur ende një zgjidhje por duhet të reagojmë menjëherë për të normalizuar situatën.”- tha ajo.

Nga mediat e huaja mësohet se janë lëshuar një numër  rekord prej 558 gjobash për të gjithë njerëzit mbi parkimet e automjeteve.

Githashtu mbi  33 ton mbeturina u pastruan përgjatë vijës bregdetare të enjten në mëngjes, së bashku me tetë ton të tjera të mbledhura ditën e mërkurë.

Deputeti i Bournemouth East Tobias Ellwood tha se ai i kishte kërkuar qeverisë që të dërgonte oficerë shtesë në Dorset nëse ishte e nevojshme për t’u marrë me trafikun dhe sjelljet antisociale.

“Është shumë e trishtueshme të shohësh një numër të lartë njerëzish egoist që veprojnë kudër masave duke rrezikuar gjithë shtetin.”- tha ai.

Ellwood tha që nuk ishte praktike të mbylleshim plazhet e Dorset, por sugjeroi që shenjat që paralajmërojnë për mbipopullim mund të vendosen në stacionet hekurudhore.

Ai shtoi se qeveria duhej të ishte “dinamike” në përgjigjen e saj ndaj grumbullimit të njerëzve nëpër plazhe, përndryshe mbyllja është mënyra më e mirë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll