Sport

U bë rrëmujë e madhe për një penallti, flet arbitri që anuloi 11-m në ndeshjen Skënderbeu-Bylis: Ja çfarë i thashë Jo

26 Qershor 2020, 08:36 Nga DOSJA
U bë rrëmujë e madhe për një penallti, flet arbitri

KORÇË-Në Korcë, pikërisht në çerekfinalen e kthimit të Kupës mes Skënderbeut e Bylis, arbitri i ndeshjes Enea Jorgji fillimisht akordoi penalltinë e më pas e anulloi pasi dikush i foli në kufje, duke shpërthyer protestat e miqve.

Nuk ka dyshime që dikush ndërhyri për të anulluar vendimin, sepse Jorgji, një gjyqtar i FIFA-s e mori vendimin dhe asistenti nuk duhet të ketë pasur kundërshtim, duke qenë se u pozicionua menjëherë në vendin e tij për ekzekutimin e një 11 metërshi. Quhet Roxhers Muska, është sezoni i tij i parë në Superiore dhe ka anuluar dy gola si arbitër i katërt. Ai shpjegon me detaje se përse i sugjeroi Enea Jorgjit që të anulonte penalltinë e dhënë.

“Unë i sugjerova Eneas (Jorgjit) që ta anulonte penalltinë dhe ai ma dëgjoi fjalën. Sepse e pashë qartë dhe isha i bindur se nuk pati kontakt për penallti. E pyeta nëse më lejonte që t’i jepja një mendim. Ai tha: “Vazhdo Nertil, po të dëgjoj”. Më ngatërroi me anësorin Bregasi. Ndërkohë pastaj Bregasi i sqaroi që po i flisja unë në kufje. I thashë që për mendimin tim nuk ishte penallti.”

Lojtarët gjithashtu ishin gati, deri kur dikush ndërhyri. Raportimet e para ishin që delegati i ndeshjes dhe vëzhguesi sinjalizuan arbitrin e katërt.

“Më pyeti sërish nëse isha i sigurt, pasi Enea kishte dyshime se intensiteti i goditjes së topit nga lojtari i Skënderbeut kishte qenëshumë i madh dhe më pas kishte bërë faull ndaj lojtarit të Bylisit. Unë i thashë se isha i sigurt dhe ai më dëgjoi. Vendosi ta anulonte penalltinë.”

 

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis roxhers muska skenderbeu bylis roxhers muska skenderbeu

Sondazh

Poll