Sport

“Bild” zbulon planet e Milanit: Rangnick me dy role dhe me një shifër fikse për merkaton!

25 Qershor 2020, 20:15 Nga DOSJA
“Bild” zbulon planet e Milanit: Rangnick me dy role dhe me një

Nuk ka më asnjë dyshim. Gjermani Ralf Rangnick do të jetë trajneri dhe drejtori i ri sportiv i Milanit. Gazetarja e Bild, Valentina Maceri, ka bërë me dije se kjo lëvizje është e kryer.

Ragnick do të jetë trajner dhe drejtor i “Djallit”, pra si Arsene Wenger tek Arsenali apo Sir Alex Ferguson te Manchester United. Kjo do të thotë se aventura e teknikut Stefano Pioli me “Djallin” mbyllet në fund të sezonit aktual.

Merkatoja e kuqezinjve nuk do të ndryshojë shumë, sepse Bild raporton për një buxhet të limituar. Rangnick do të ketë në dispozicion 75 milionë euro.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato milan rangnick merkato milan rangnick

Sondazh

Poll