Sport

Interi merr me ulje lojtarin më të kërkuar në Itali, Conte nuk e do më Kumbullën

25 Qershor 2020, 17:11 Nga DOSJA
Interi merr me ulje lojtarin më të kërkuar në Itali, Conte

Marash Kumbulla? Jo. Sandro Tonali? Po. Interi ka përfituar një ulje për mesfushorin e talentuar italian. Brescia nuk kërkon më 50 mln euro, por 30 deri në 40 mln euro, plus bonuse.

Kushti që ka Brescia është që paratë duhen paguar të gjitha cash, pa këste. Drejtuesit janë gati që të arrijnë te 20-vjeçari, prandaj janë të kënaqur me ofertën e klubit të tij aktual.

Me këtë transferim të bujshëm, Interi ka vendosur që të heqë dorë nga mbrojtësi Marash Kumbulla. Mbrojtësi shqiptar mbetet në orbitën e Lazios. Drejtori sportiv Igli Tare e do me urgjencë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter kumbulla tonali inter kumbulla tonali

Sondazh

Poll