Sport

Totti çon Romën në këmbë, ish-sulmuesi del me një njoftim të rëndësishëm: Ju premtoj se do të vij personalisht ta mar

25 Qershor 2020, 17:23 Nga DOSJA
Totti çon Romën në këmbë, ish-sulmuesi del me

ROMËFrancesco Totti po kërkon dëshpërimisht orën e humbur. Nuk është shaka. Legjenda e Romës ka bërë një thirrje të përzemërt në rrjetet sociale për të gjetur Rolexin që ka hubmur. Kapiteni historik i verdhekuqve në një postim të shpërndarë edhe nga bashkëshortja e tij, Ilary Blasi, synon të prekë në ndërgjegje fatlumin që e ka getur sendin, që për të është shumë i rëndësishëm.

“Djem, kam humbur orën time me të cilën kam qenë shumë i lidhur dhe kam ndarë tërë karrierën time. Ju bëj thirrje të gjithëve me shpresën se mund ta gjeni. E di që është pothuajse e pamundur, por përpjekja nuk bën dëm. Është një Daytona çeliku me një fushë të bardhë dhe në rrip ka dy pllaka me shkronjën C (Cristian dhe Chanel). Ju falënderoj paraprakisht dhe ju lë një adresë: 348 8888940. Ju premtoj se do të vij personalisht ta marr,” është mesazhi i Tottit.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport roma totti roma totti

Sondazh

Poll