Sport

Koronavirusi frikëson Portugalinë, UEFA e shqetësuar për zhvillimin e Champions League

25 Qershor 2020, 19:41 Nga DOSJA
Koronavirusi frikëson Portugalinë, UEFA e shqetësuar për

PORTUGALI– Koronavirusi shqetëson Portugalinë. Vetëm pak ditë më parë, në zonën ku do të zhvillohet Europa League, pati një rritje të rasteve, gjë që frikësoi jo pak organizatorët e Kupës së vogël. Një artikull për rritjen e të infektuarve me COVID-19 në kryeqendrën e Portugalisë ka ngjallur shqetësim logjik, pasi vendi luzitan u përzgjodh për organizimin e “Final Eight” pikërisht për rastet e pakta me Koronavirus.

Portugezët, në fakt, kanë filluar të marrin masa kufizuese për të frenuar pasojat e këtij shpërthimi të ditëve të fundit. Është një realitet i ndryshëm nga ai që patën kur UEFA vendosi që do të ishte Lisbona qyteti që do të priste fazën e fundit të Championsit në gusht.

Portugalia ka dekretuar izolimin e 19 nga 24 zonat e metropolit, ku janë konstatuar 77% të 311 rasteve të regjistruara në ditën e fundit. Përkundër kësaj, autoritetet kryesore të Portugalisë mohuan sot se ekziston “mungesa kontrolli” mbi shpërthimet e Koronavirusit të zbuluar në rajonin e Lisbonës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league liga e kampioneve lisbon champions league liga e kampioneve lisbon

Sondazh

Poll