Sport

“Mbyllim stadiumet nëse tifozët këndojnë”, kryeministri i Holandës i shtang të gjithë

25 Qershor 2020, 17:23 Nga DOSJA
“Mbyllim stadiumet nëse tifozët këndojnë”,

Futbolli në Holandë do të rikthehet në shtator dhe madje me tifozë, por me disa kushte. Kryeministri Mark Rutte ka befasuar me kërkesat e tij gjatë një konference për shtyp.

Tifozët, sipas tij, do të jenë në një numër të reduktuar, që të respektohet plotësisht distancimi social. Masa më e çuditshme është se tifozët do ta kenë të ndaluar të këndojnë për të mbështetur skuadrën e zemrës. Ata munden të duartrokasin apo fërshëllejnë.

Nëse ndodh e kundërta, Rutte ka paralajmëruar se impiantet do të mbyllen sërish. Kampionati holandez pritet të nisë më 12 shtator.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll holanda pandemia futboll holanda pandemia

Sondazh

Poll