Sport

City dështon ndaj Chelsea, Liverpool zyrtarisht kampion i Premier League

25 Qershor 2020, 21:12 Nga DOSJA
City dështon ndaj Chelsea, Liverpool zyrtarisht kampion i Premier League

Chelsea sot fitoi me rezultatin 2-1 kundër kampionëve në fuqi të Premier League, Manchester City. Kjo fitore i dha zyrtarisht titullin Liverpool-it pas 30 vitesh!

“Qytetarët” luajtën më mirë në pjesën e parë, por gjërat ndryshuan në 45 minutat e dyta. Pulisic shënoi i pari duke shfrytëzuar një gabim në mbrojtje të djemve të Guardiolës. Amerikani përfitoi dhe shënoi në minutën e 36′.

“Qytetarët” reaguan në pjesën e dytë, kur Kevin De Bruyne barazoi me një gol spektakolar me goditje dënimi në të 55′. Pulisic kishte rastin e mirë për të shënuar golin e dytë, por Walker largoi topin në vijën fatale.

Fernandinho doli me karton të kuq dhe shkaktoi penallti, sepse largoi topin me dorë në vijën fatale. Gjyqtari vendosi me VAR penallti. Willian nuk gaboi dhe i dha titullin Liverpool-it. Klopp feston!

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea city liverpool chelsea city liverpool

Sondazh

Poll