Sport

“Bayern bëri ofertë për Hysajn, ai po vuan 1.5 vitet me trajnerin Ancelotti”

25 Qershor 2020, 16:08 Nga DOSJA
“Bayern bëri ofertë për Hysajn, ai po vuan 1.5 vitet me

Elseid Hysaj është 26 vjeç, në kulmin e karrierës. Ai meriton të luajë titullar në një skuadër tjetër, sepse te Napoli këtë sezon nuk e ka patur këtë mundësi.

Agjenti i tij, Mario Giuffredi, ka folur rreth situatës aktuale në një prononcim për Radio Punto Nuovo, ku ka dhënë disa detaje të forta.

“Me presidentin De Laurentiis nuk kam ndonjë problem. Them se ka ndodhur ndonjë gabim me Mario Rui, Di Lorenzon dhe Hysajn, por nuk e ndryshoj mendimin tim për presidentin”.

“Kur Hysaj erdhi te Napoli në fillim, ai paguhej 500 mijë euro në sezon, por nuk ishte kontrata ime. Gjatë kampionatit, u bëra menaxher i tij dhe Napoli i ofroi një kontratë të re. Bayern bëri një ofertë për të. Me Sarrin ka qenë ndër më të mirët”.

“Më pas erdhi Ancelotti, ndërsa Gattuso riktheu Hysajn e Sarrit. Gattuso dhe De Laurentiis duan ta mbajnë në skuadër. Hysaj po paguan çmimin e 1.5 viteve punë me trajnerin Ancelotti”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport elseid hysaj giuffredi napoli elseid hysaj giuffredi napoli

Sondazh

Poll